", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/June/30/auto_Screenshot_11625065567.jpg", "width": 900, "height": 575 } }

Zyrtare/ Ronaldo mund të buzëqesh: Juventus i rinovon kontratën Carlo Pinsoglios

Ishte në ajër prej disa ditësh, por tashmë është zyrtar. Portieri, Carlo Pinsoglio ka rinovuar kontratën me Juventusin.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi italian përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bënte të ditur se 31 vjeçari ka rinovuar deri në vitin 2023.

Pinsoglio është portieri i tretë i Juve-s dhe nuk aktivizohet shumë me ta, por arsyeja e këtij rinovimi është atmosfera që sjell në skuadër.  Ai njihet për humorin e tij dhe lojtarët janë të gjithë shumë të afruar me të, madje Cristiano Ronaldo e ka shokun më të ngusht në ekip. Një arsye më shumë që Ronaldo të qëndrojë? Mbetet për t'u parë...