Dyshohet për terrorizëm, ndalohet një person në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një person, pasi dyshohet se është i përfshirë në vepra terroriste.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se është ndaluar shtetasi K.P, pasi dyshohet për veprat penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, përkatësisht “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim”.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar një (1) person me inicialet K.P., për veprat penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 të KPRK-së, përkatësisht ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtetasit në fjalë të ndaluar.