Lajm i keq për tifozët anglez, ndeshjen ndaj Ukrainës do ta 'shohin nga shtëpia'

Tifozëve të Anglisë që po mendonin të udhëtonin nga Britania e Madhe në Itali për ndeshjen çerekfinale të së shtunës në Euro 2020 u është thënë se duhet ta "shikojnë ndeshjen nga shtëpia".

Ekipi i Gareth Southgate mundi Gjermaninë 2-0 të martën në mbrëmje, dhe tashmë do të luante në Romë me Ukrainën - por kufizimet e udhëtimit nënkuptojnë që shumica e tifozëve të Anglisë nuk do të kenë mundësi të ndiejnë atmosferën nga shkallët e stadiumit.

Italia ka futur Anglinë në listën e verdhë dhe për këtë arsye të gjithë udhëtarëve nga Britania e Madhe në Itali aktualisht u duhet të qëndrojnë për pesë ditë në izolim.

Në një intervistë me Sky News, Ministrja e Qeverisë Anne-Marie Trevelyan u kërkoi tifozëve të Anglisë të shikonin ndeshjen nga shtëpia dhe të brohorisnin për ekipin sa më shumë që të mundnin.

"Padyshim që është shumë e vështirë të mos buzëqeshësh, kur sheh të gjithë ata flamuj të mrekullueshëm që valëviten, kjo të bën kaq krenar për ekipin tonë që doli aq mirë natën e kaluar. Por me të vërtetë, kërkesa është të shikosh ndeshjen nga shtëpia dhe të brohorash sa më fort," tha Anne- Marie.