Arrestohet drejtori i televizionit publik, dyshohet për korrupsion

Policia kroate kundër korrupsionit, USKOK, të mërkurën arrestoi disa persona, përfshirë drejtorin e televizionit publik, HRT, raportuan mediet lokale.

Autoritetet policore nuk kanë dhënë komente të menjëhershëme, shkruan Reuters.

Sipas televizionit HRT, gjashtë persona u arrestuan nën dyshimin për aktivitete të pretenduara korruptuese gjatë administratës së kaluar të qytetit të Zagrebit. Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtori i televizionit publik, Kazimir Baçiç.

Kryetari i ri i Zagrebit, Tomislav Tomaseviç, i cili u zgjodh në këtë post muajin e kaluar, konfirmoi se policia ka nisur një hetim në këshillin e qytetit.

Mediet lokale raportuan se arrestimi i drejtorit të HRT-së nuk është i lidhur me punën e vetë televizionit.