Eleni Foureira fotografohet për herë të parë në publik me të dashurin e saj

Disa ditë më parë këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira konfirmoi lidhjen e dashurisë me futbollistin spanjoll, Alberto Botian.

Këngëtarja publikoi në llogarinë e saj Instagram disa foto para pasqyrës ku shihej në krahët e Albertos dhe të dy dukeshin shumë të lumtur.

Së fundmi, ajo është fotografuar gjatë një shëtitjeje në ‘Glyfada”, Athinë.

Eleni kishte veshur pantallona të zeza dhe një bluzë që nxirrte në pah barkun dhe dukej mjaft elegante, ndërsa i dashuri i saj kishte ndjekur një stil më sportiv me një palë atlete të bardha kombinuar me pantallona e bluzë sportive.

Çifti është hera e parë që bën një dalje publike bashkë, që nga konfirmimi i lidhjes së tyre.

Ata kanë filluar të dilnin së bashku që në vitin 2017 dhe marrëdhënia e tyre ka ardhur gjithnjë e më shumë duke u përforcuar, madje disa burime thonë se ata kanë në plan të fejohen së shpejti.