Shitet në ankand makina 40-vjeçare e Princeshë Dianës

Në Maj të vitit 1982 princi Charles , i dhuroi një makinë të tipit “Ford” princeshë Dianës me rastin e fejesës së tyre.

Kjo makinë u përdor nga ana e princeshës kur marrëdhënia e tyre ishte në kulmin e lumturisë, ndaj për familjen mbretërore kjo simbolizon një periudhë të rëndësishme nga e kaluara.

Mirëpo, këto ditë kjo makinë doli në ankand dhe u shit për çmimin  52 000 £.

Çmim ky i cili doli jashtë pritshmërive, pasi maksimumi qe mendohej se do të shitej ishte rreth 40 000 £.

Megjithat,  kjo nuk është hera e parë që një automjet i princeshë Dianës shitet për një shumë që i kalon pritshmëritë, pasi “Audi” i saj, vitin e kaluar u shit për 58 000 £.