EMRAT/ Polici rrahu denoncuesen, pezullohet bashkë me shefin

Inspektori i Kastrioat Satka me detyrë inspektor në njësinë Administrative Lukovë, Himarë, si dhe Nënkomisari Xhevdet Qepo, Shefi i Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Himarë janë pezulluar nga puna. Pezullimi i tyre ndodhi pasi Staka ka dhunuar një denoncuese.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Vlorë - SHÇBA, në kuadër të procedimit penal nr.1522/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ekzekutoi urdhërin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, për punonjësit e Policisë:

N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë;

Inspektor K.S., me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.

Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të ‘Kryerjes së veprimeve arbitrare’, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K. S.

Ekzekutimi i urdhrit u pasqyrua me proces-verbalin përkatës dhe materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.