E rëndë në SHBA/ Gjenden 3 fëmjë të pajetë, në pranga nëna 28-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Los Angeles të SHBA. Tre fëmijë të mitur u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre rreth orës 12:45.

Ishte një pjesëtar i familjes i cili njoftoi policinë duke i thënë se tre fëmijët nuk po merrnin frymë.

Policia mori të pandehur mamanë e dy fëmijëve.

Sipas mediave të huaja, në trupin e tyre nuk u konstatuan shenja dhune dhe nuk kanë dhënë një shpjegim për shkakun e vdekjes.

Gjithashtu raportohet se familja nuk ka pasur probleme e nuk ka pasur denoncime për dhunë.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së fëmijëve.