FOTO/ 1 orë takim mes Bashës dhe ndihmës Sekretarit Riker

Ka zgjatur 1 orë takimi mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Philip Reeker (Filip Riker).

Takimi u zhvillua në selinë e PD-së dhe përveç Bashës dhe Riker të pranishëm ishin edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe drejtuesit e lartë të PD-së, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Temat e diskutimit në këtë takim besohet se kanë pasur të bëjnë me zgjedhjet e 25 prillit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më herët, Riker zhvilloi një takim 45 minutësh me Edi Ramën.

Ndërkohë, Riker pas Shqipërisë, do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Vizita e zyrtarit të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë kur Shqipëria nuk ka marrë një datë nga Bashkimi Europian për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare.