Ndërron jetë shkrimtarja e njohur

Shkrimtarja kubane, Della Fiallo u nda nga jeta të martën, tha për ‘CNN’ një burim i afërt me shkrimtaren.

Shkrimtarja legjendare ishte 96 vjeçare, ndërsa shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur.
 
E konsideruar si “nëna e telenovelës së Amerikës Latine”, Delia Fiallo shkroi më shumë se 40 vepra në radio dhe televizion.
Ndër veprat e saj origjinale dhe më vonë të adaptuara nga ajo ose nga të tjerët janë “Cristal”, “Esmeralda”, “La Zulianita” dhe “Maria del Mar”.
 
Prodhimet e bazuara në veprat e saj u panë në miliona shtëpi nëpër botë.
“Një telenovelë ka të bëjë me sentimentin”, ka thënë ajo për Variety në 1996.
“Nëse nuk e bëni publikun të qajë, nuk do të arrini asgjë”.
Romanet e saj u adaptuan në të dy kontinentet, nga SHBA tek Argjentina, duke kaluar nëpër vende të tilla si Meksika dhe Kolumbia.