VIDEO/ Policët i luten, 'i forti' me 'G Class' ikën duke shkelur gazin

‘Të fortët’ vijojnë të bëjnë ligjin nëpër rrugët e vendit.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku disa policë nuk munden të ndalin një makinë luksoze.

Ata i luten që të ndalojë duke i thënë ‘o djalë, a ka mundësi një minutë?’, por ‘i forti’ me ‘Mercedes G Class’ shkel gazin duke bërë të qeshnin edhe fëmijët që ndodheshin në trotuar dhe po filmonin gjithçka.

Pasi la pas policët, ‘i forti’ zhduket nëpër rrugët e qytetit duke lënë pas asnjë mesazh tjetër veçse ‘ligjin e bëj vetë’./Mapo