VIDEO/ Adelina Mamaqi me librin e fundit 'Qielli shkundte yjet': Pengu im i madh, largimi nga Shqipëria

“Qielli shkundte yjet” është libri i fundit i shkrimtares Adelina Mamaqi. Autorja sjellë përjetimet e saj, të cilat i ndan në tri cikle: Jeta, Mërgimi dhe Dashuria. Mamaqi tregon pengun e saj më të madh dhe përlotet kur kujton largimin nga Shqipëria. 

Nga SYRI TV. 

Një nga autoret më të zëshme të letërisë për fëmijë, Adelina Mamaqi sapo ka botuar librin e saj të fundit të titulluar “ Qielli shkundte yjet”. Vëllimi poetik ndahet në 3 cikle për të cilat autorja rrëfehet.

Poezia për Adelina Mamaqin është melodia e shpirtit. Elemente natyrore, nostalgjia, problematika sociale dhe shumë tematika të tjera i gjejmë të shkrira me finesë në vargjet e shkrimtares. Mamaqi ndan me ne pengun e saj më të madh, teksa  përlotet kur kujton ikjen në Itali tek i biri.

Janë 12 libra që presin dritën e botimit, ndërsa Adelina Mamaqi i fton të gjithë dashamirësit e poezive në  rrugëtimin tridimensional që përshkon vëllimin e saj poetik.