‘Miratimi i projektit të Teatrit të ri faktoi se shembja ishte e paligjshme’

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi pasi qeveria miratoi projektin për Teatrin e ri Kombëtar. Sipas tij, kjo është një provë e qartë se shembja ishte kryer në shkelje të ligjit.

POSTIMI I MANJANIT

Ai hidrovori që miratuan dje fët e fët në KKT, si godinë Teatri Kombëtar është një provë me vlerë të dyfishtë.

Një provë të vërteton ligjërisht se shembja e godinës ekzistuese pa një projekt të ri ishte dhe mbetet E PALIGJSHME. Është provë e paligjshmërisë në marrjen e vendimeve.

Por është edhe provë që vërteton se populli i Tiranës i mbështeti politikisht dhunuesit e trashëgimisë historike. Nuk është vetëm Teatri, por gjithë Tirana historike u shuajt nga faqja e dheut me mbështetjen politike të popullit të Tiranës. 

Për të qenë korrekt fare, gati 1 në 2 Tiranas mbështeten shembjen e Teatrit shembjen e historisë dhe shembjen në dru të çdo protestuesi që doli në mbrojtje të tyre.

Na pëlqen apo jo (mua jo për vete) ky është fakti politik i ulur këmbëkryq në Tiranën e 20 viteve të fundit.

Kam vetëm një keqardhje për të gjithë ata që u dhunuan barbarisht, kundër reagimit të barbarëve që shembën historinë.

Përndryshe e meritojmë qeverinë që kemi. E meritojmë që të kemi hidrovor (se Turbinën e kemi tashmë) në vend të Teatrit!

Meritojmë kulla në vend të shtëpive karakteristike të qytetit!!!