Qytetarëve të BE iu kërkohet të aplikojnë për të qëndruar në Britani tani, ndryshe i humbin të drejtat

Statusi i zgjidhur: Qytetarëve të  BE iu kërkohetn të aplikojnë për të qëndruar në Britani tani, ndryshe I humbin të drejtat

Qytetarët e Bashkimit Europian, që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë kohë deri në fund të ditës së mërkurë për të aplikuar për të qëndruar ose ndryshe i humbin të drejtat e tyre, sipas rregullave pas Brexit të prezantuara nga qeveria.

Më shumë se 5.6 milionë kërkesa janë pranuar, por rreth 400,000 raste ende janë duke pritur për t'u proceduar.

Ministrat thonë se kushdo që aplikon në kohë do të ketë të drejtat e tyre ekzistuese të mbrojtura ndërsa çështja e tyre do të shqyrtohet.

Laburistët thonë se shumë njerëz të prekur, rrezikojnë të humbasin aksesin në shërbimet publike dhe se afati duhet të zgjatet.

Sipas kushteve të largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, qytetarët e BE-së dhe familjet e tyre që jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë më një të drejtë automatikisht për të bërë këto, pasi liria e lëvizjes ka marrë fund.