Ngacmoi seksualisht të miturën, policia prangos 61 vjeçarin

Ditën e sotme Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë një 61 vjeçar i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nje shtetase të mitur 14 vjeçare.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.