I bleu të dashurit një iPhone në internet, ylli televiziv befasohet kur hap kutinë

Modina Shokeye, një yll televizioni që jeton në Essex, Angli, donte t’i blinte të dashurit të saj një telefon si një dhuratë për ditëlindjen.

Pas disa ditësh hulumtimi në internet, Modina më në fund bëri porosi për një Iphone me vlerë 800 stërlina.

Tri ditë më vonë, erdhi një mesazh që pakoja kishte mbërritur në degën e ngarkesave afër shtëpisë së saj.

Modina, e cila mori paketën e saj dhe erdhi në shtëpi, por u trondit kur pa vetëm një letër bosh A4 brenda kur hapi paketën.

Ajo është shprehur se do të padisë faqen ku ajo bleu telefonin.

 Apple kohët e fundit tha se miliona produkte të falsifikuara shiten në internet çdo vit, kështu që ata shprehen që produktet  e tyre të blihen vetëm nga vende të sigurta.