Elvana Gjata takohet me Presidenten e Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur ditën e djeshme në kabinetin e saj, këngëtaren e njohur shqiptare, Elvana Gjata.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Elvana përmes një statusi në rrjete sociale duke publikuar foto nga momenti i takimit me presidenten Osmani.

Elvana i ka dhënë një dhuratë presidentes duke i dorëzuar albumin e saj ‘’Çelu’’.

”E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët”, shkruan Elvana.