Lirohen të rinjtë që rrahën në mënyrë barbare truprojën e ‘mbretit’ të Instagramit

Ditë më parë truproja e mbretit të Instagramit Dan Bilzerian u godit me karrige, shishe, gurë nga 30 franko-algjerian, të cilët ditë e djeshme janë liruar nga qelia për t’u hetuar dhe gjykuar në një masë më të butë.

Nikos Aravantinos u godit në mënyrë barbare në momentin kur ai shkoi për të ndërhyrë kur grupi i përbërë nga disa të rinj francez dhe algjerianë filluan të krijonin probleme.

Nikos Aravantinos u përpoq të qetësonte turistët, por situata agravoi dhe u dhunua.

“Kurrë nuk kam ngrënë dru të tillë”, tha Nikos Aravantinos duke shtuar se “Ata më goditën në pjesën e pasme të kokës dhe jam me fat që jam gjallë” deklaroi ai.