VIDEO/ Dikur vuante nga mbipesha, sot është model i njohur

Kevin Creekman nga Gjermania që nga fëmijëria kishte pasur probleme me mbipeshën, e në një moment të caktuar ai peshonte hiç më pak se 150 kilogramë.

Kështu një ditë vendosi të heqë dorë nga shprehitë e tij të vjetra – ngrënia e pakontrolluar dhe pijet e ndryshme me shumë sheqer, duke arritur që brenda një viti të humbë plot 80 kilogramë.

Ishte i vendosur që të jetë më i kujdesshëm me përmbajtjen e ushqimit dhe vazhdimisht ushtronte palestër. E sot gjithë trupin e tij të formësuar me muskuj, e ka mbuluar me tatuazhe dhe punon si model.

Madje thotë se kurrë më mirë nuk është ndjerë në lëkurën e tij sesa tani , duke iu bërë thirrje të rinjve që të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre.