‘Heqja nga puna të premten’, Kondi: Ministrja dhe drejtuesi i TK njerëz jo korrekt, njerëz jo të kulturuar

E ftuar në A Show me moderatorin Adi Krasta në SYRI TV, aktorja e mirënjohur Marjana Kondi ka folur mbi jetën e saj pas heqjes nga puna para pak kohësh.

Kondi: Ka qënë një moment shumë i shëmtuar largimi im nga puna, dhe sidomos ajo letra që erdhi të premten, pasi nuk kishe ku të shkoje të ankoheshe gjatë atyre ditëve. Ministren e asaj kohe nuk e dua qoftë edhe drejtuesi i teatrit kombëtar, jo njerëz korrekt jo njerëz të kulturuar. Pas kësaj kalova te Vera Grabocka te ‘Dancing ëith me’. Aty jam argëtuar për shtatë palë qejfe, me Erand Sojlin jemi kënaqur, çudtërish sikur më kishin ngritur rrogën jo sikur më kishin hequr nga puna.

 Kam shumë xhirime me Grabockën por kjo e fundit ishte më e bukura në një hall të madh që une kisha në ato momente.