VIDEO/ Trafik droge brenda në burg, britanikët zgjedhin një mënyrë të veçantë shpërndarje

Në Britaninë e Madhe , të burgosurit trafikojnë drogë duke e futur atë brenda çorapeve të cilave i vënë flakën, duke i hedhur më pas nga dritarja për t’i çuar tek të burgosurit e tjerë.

Sipas Daily Mail, pamjet tregojnë disa burra të mbledhur në oborrin e stërvitjes, ndërsa çorapet me drogë, hidheshin në mjediset e burgut.

Çorapet e flakta djegin rrjetën e sigurisë, duke rënë në këtë mënyrë në duart e të burgosurve. Të burgosurit që morën pjese në trafikimin e drogës u dënuan për veprimin e tyre.