Jennifer Lopez del në mbështetje të komunitetit ‘LGBTI’

Ylli i muzikës pop, Jennifer Lopez, ka treguar haptazi mbështetjen për komunitetin LGBTI.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj, Facebook.

Në foton e publikuar ajo duket e shtrirë në plazh, e mbuluar me ngjyrat e këtij komuniteti.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Krenarisë për të gjithë anëtarët që janë pjesë e komunitetit LGBTI”- ka shkruar ylli i muzikës, krahas fotografisë.

Ajo gjithashtu në postim citon se sa njerëz të dashur dhe miqësor janë ata që i përkasin këtij orientimi seksual dhe se i mbështet plotësisht ato.