", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/June/29/auto_images1624988615.jpg", "width": 900, "height": 509 } }

Baba për herë të tretë, këngëtari i njohur zbulon për herë të parë portretin e vajzës

Ne-Yo u bë sërish baba pak ditë më parë. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkroi: “Zoti tha mos bëj plane zemër! Ajo erdhi 4 javë më herët, por menjëherë në kohë për mamanë! Lindur në 11:11 të mëngjesit (zonjë e vogël me fat). Bota ime është përfundimisht e plotë”.

Së fundmi, ai ka zbuluar dhe portretin e vogëlushes që e pagëzoi me emrin Isabella Rose Smith.

Këngëtari 41-vjeçar ndau një video të fëmijës së tij të tretë me gruan, Crystal, duke i dhënë fansave një vështrim mbi anëtarin më të ri të familjes.

Ne-Yo dhe Crystal janë gjithashtu prindër të dy djemve, 3-vjeçarit Roman Alexander-Raj dhe 5-vjeçarit Shaffer Chimere Jr.

Këngëtari ka gjithashtu dy fëmijë të tjerë nga një lidhje e mëparshme.

View this post on Instagram

A post shared by NE-YO (@neyo)