AFP: Mbi 3.9 milionë të vdekur nga koronavirusi në botë

Në botë, 3 932 561 njerëz vdiqën nga coronavirusi, ndërsa 181 357 670 ishin infektuar, sipas raportit më të ri të agjencisë së lajmeve AFP.

Numri i të infektuarve zyrtarisht nuk pasqyron numrin real të të infektuarve, pasi shumë vende testojnë vetëm pacientë që kanë nevojë për trajtim spitalor.

SHBA është vendi i prekur më rëndë sa i përket numrit të vdekjeve dhe numrit të të infektuarve, me 604 115 vdekje dhe 33 640 573 të infektuar.

Pasojnë Brazili me 514 092 vdekje dhe 18 448 402 raste të infektimit, India me 397 637 vdekje (30 316 897 të infektuar), Meksika me 232 608 vdekje (2 507 453) dhe Peruja me 192 163 vdekje (2 049 567 të infektuar).

Ndër vendet më të prekura, Peruja është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me numrin e banorëve – 583 për 100 000 banorë. Pasohet nga Hungaria (310), BeH (294), Republika Çeke (283) dhe Maqedonia e Veriut (263).

Amerika Latine dhe Karaibet kanë 1 268 034 vdekje (37 210 856 të infektuar), Evropë 1 166 893 vdekje (54 385 497 të infektuar), Shtetet e Bashkuara dhe Kanada 630 346 vdekje (35.054.306 të infektuar), Azi 574 656 vdekje (39 956 213 të infektuar), Lindja e Mesme 149 874 470 vdekje (970) , Afrika 141 632 vdekje (5 440 458 të infektuar) dhe Oqeani 1 126 vdekje (53 873 të infektuar).

AFP bën një bilanc të përditshëm bazuar në të dhënat e shtetit nga vendet në botë dhe informacionin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.