Afërdita Dreshaj i bën dedikimin romantik Jabuk për përvjetorin e martesës

 Afërdita Dreshja dhe Jakub Kindl e kurorëzuan dashurinë e tyre ne martese para tre vitesh dhe janë më të lumtur se kurrë.

Ata u martuan në një ceremoni private në Miami në një ceremoni private dhe dasma e tyre ishte një ndër më të përfoluarat në shoëbiz.

Ditën e sotme çifti feston përvjetorin e tretë të martesës dhe dedikimet në rrjetet sociale nga ana e Afërditës nuk munguan.

“Tri vite më parë, u martova me ty dashuria ime. Do të eci gjithmonë me ty”, ka shkruar modelja.

“Ndërsa në një tjetër postim, shtoi “Do të kërcej me ty përgjithmonë. Dashuria ime e përjetshme, gëzuar përvjetorin”.