Djali vret nënën në gjykatë, ja arsyet që çuan në krimin e rëndë

Një djalë 14-vjeçar ka qëlluar për vdekje nënën e tij jashtë një gjykate në provincën pakistaneze Suabi.

Sipas njoftimeve të medieve vendase, Nesehat Bibi, gruaja e Zubir, banor i fshatit Naranji, Suabi, kishte ardhur në gjykatë për seancën e çështjes së saj për të marrë lirinë me kusht pas paditjes nga bashkëshorti i saj për tradhti bashkëshortore, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

Ajo po qëndronte në korridorin e pritjes, e shoqëruar nga një oficere policie, kur ndodhi ngjarja e rëndë. Një djalë iu afrua zonjës në dhomën e pritjes dhe më pas hapi zjarr ndaj saj, duke e vrarë atë në vend. Policia më vonë tha se 14 vjeçari ishte djali i saj.

Djali kishte tentuar të largohej, por ishte arrestuar nga policia bashkë me armën e krimit. Gruaja e ndjerë 42 vjeçare ishte nënë e pesë djemve dhe tre vajzave.

Bashkëshorti i saj e kishte paditur atë në 25 maj 2021, duke e akuzuar se ishte larguar me një mikun e saj dhe ishin martuar. Autoritetet thanë se i akuzuari për vrasjen është 14 vjeçar dhe se i ati e kishte inkurajuar të vriste nënën e tij “për të ruajtur nderin”.