Anëtari i grupit 'TBA' hedh akuza për Encën lidhur me videoklipin e saj të ri 'Rakia'

Para disa disa ditësh, Enca Haxhiu publikoi projektin më të ri muzikor “Rakia”.

Skenat në videoklip ishin mjaft provokuese dhe protagonisti kryesor ishte Beart Rexhepi.

Këto skena u komentuan shumë në publik dhe nuk munguan kritikat nga ana e disa artistëve.

Reperi i grupit “TBA”, postoi një Instastory një pjesë nga videoklipi i këngëtares dhe reagoi shumë ashpër.

“Na kini helmu na kini q* ropt! Ju p***sha kulturën, po shum e flliqsina ish në kët industri të “argëtimit”. Digjenerim total!”, shkruan ai.

Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e këngëtares lidhur me këtë deklaratë të reperit në fjalë.