Dështon me turp ‘Velingu’

Një çadër e ngritur sot me ngut nga Rama dhe Veliaj për të delegjitimuar protestën e opozitës kundër krimit dhe pro zgjedhjeve të lira, me argument firmosjen e një peticioni nga "qytetarët" për miratimin e Vetingut, ka dështuar me turp.

Mediat online publikuan sot SMS-të e shpërndara nga stafi i Veliajt. SMS urdhëronte për administratën të cilët duhet të paraqiteshin si qytetar të interesuar për Vetingun, por që ka rezultuar një tentativë e trashë dhe pa sukses.

Qytetarët e kuptuan se bëhej fjalë për "Veling" dhe jo "Veting". Përndryshe nje pyetje për Ramen vs Veliajn: Vetingu apo "Velingu" e pengon Ramën të dorëzojë dy kriminelët e çertifikuar nga Prokuroria, Prengën dhe Roshin?