VIDEO/ Arinjtë hyjnë në pishinë për të shpëtuar nga vapa e madhe
Jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët po vuajnë nga temperaturat e larta të regjistruara në Kanada.
Në British Columbia, temperaturat arritën 46 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe një ari me dy këlyshët u përpoqën të freskoheshin në pishinën e një shtëpie.
Lyle Jeffrey, i cili jeton pranë parkut Mundy, filmoi momentin kur ariu me dy këlyshët po zhyteshin në pishinën e familjes.
Jeffrey thotë se arinjtë qëndruan në pishinë për rreth një orë dhe më pas u sollën përreth Mundy Park.