Leipzig shumë pranë transferimit të sulmuesit portugez

Leipzig mund të bëjë një goditje “big” në merkato. Sipas informacionit nga “Bild” , ekipi gjerman, i kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, është pranë transferimit të Andre Silva, shënuesi i dytë më i mirë në Bundesliga këtë sezon me 28 gola.

Operacioni do të kushtojë 23 milionë € plus bonuse të ndryshme. Futbollisti luzitan (42 ndeshje, 16 gola), i eliminuar nga Euro 2020 me Portugalinë, do marrë një pagë vjetore neto prej rreth 4 milionë €.