Vokshi: Vendimi i KKT për Teatrin Kombëtar presion mbi Gjykatën Kushtetuese

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar në lidhje me vendimin e Ramës dhe të Veliajt për të nisur ndërtimin e Teatrit të ri, pas shembjes barbare që i bën Teatrit Kombëtar. Vokshi thotë se vendimi i KKT është presion mbi Gjykatën Kushtetuese.

‘Në fillim thanë se teatri duhej bërë me PPP dhe kulla sepse nuk kishin para. Mashtruan!

Sot thonë se teatri do bëhet duke shtuar borxhin publik, pa kulla. Mashtrojnë!

Pasi shembën barbarisht dhe në shkelje totale të çdo norme e ligji godinën historike, sot po shembin shtetin e së drejtës dhe po ushtrojnë prsion mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur  fillimin e punimeve për të ashtuquajturin Teatri i Ri.

Veliaj thotë 0 Kulla, por nxitimi për të filluar punimet zbulon qartë që interesi i regjimit Rama-Doshi nuk është arti, as kuktura, as Teatri, por vetëm fitimet marramendëse nga projekti korruptiv i kullave që do të shërbejnë si lavatriçe e parave të pista të krimit e korrupsionit.

Vendimi i sotëm është një tjetër akt i arbitraritetit, dhunimit të ligjit,  gjykatave dhe interesit publik, që dëshmon se masakra zgjedhore e 25 Prillit nuk zgjidhi asgjë pë shqiptarët.

PD do të jetë deri në fund në krah të betejës së Aleancës për Teatrin dhe qytetarëve shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.’