Mali i Zi vaksinon 30% të popullatës kundër koronavirusi

Deri më tani në Malin e Zi janë dhënë 287.653 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Dozën e parë të vaksinës së koronavirusit e kanë marrë 150.319 qytetarë ose 24,2 për qind, ndërsa të dytën 137.334 persona ose 22,1 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë dhënë 288 dozat e para të vaksinave, ndërsa në këtë periudhë 1.038 persona u rivaksinuan.

Deri më tani 32,9 për qind e popullsisë së rritur janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 30 për qind janë rivaksinuar.

Vaksinimi masiv kundër COVID 19 në Mal të Zi filloi më 4 maj.