VIDEO/ Tregtarët ambulantë sërish në protestë: Pjerin Ndreu të na japë zgjidhje

Tregtarët ambulantë të cilët operojnë prej vitesh në plazhin e Shëngjinit kanë protestuar për të dytën ditë radhazi përpara bashkisë së Lezhës.

Ata i bëjnë thirrje kryebashkiakut, Pjerin Ndreu që t’i lejojë të tregtojnë pasi nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash që të sigurojnë bukën e gojë.

 ‘Shteti po na heq bukën e gojës’. Kjo ka qenë deklarata e tregtarëve ambulant që operojnë prej vitesh në plazhin e Shëngjinit të cilët protestuan sërish para Bashkisë së Lezhës. Ata i kërkojnë kryebashkiakut Pjerin Ndreu që ti lejojë të tregtojnë, ose t’iu sigurojë një vend të posaçëm, në përmbushje të çdo kriteri ligjor, në mënyrë që të sigurojnë bukën e gojës.

Ata shprehen se nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash dhe se kanë vite që operojnë në treg me këtë biznes.

Tregtarët i janë kundërpërgjigjur edhe deklaratës së Nënkryetarit të Bashkisë, Ermal Pacaj, i cili pohoi se cenohët siguria e pushuesve, nga tregtimi i produkteve me përbërje gazi.

Tregtarët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave dhe ndjekje në mënyrë ligjorë për sekuestrimin e mallit nga ana e policisë bashkiake, pa njoftim dhe asnjë shkresë zyrtarë.