Habit Albatros Rexhaj: Personazhi i njohur mi mori 700 euro për 3 ditë dhe kaluan 7 vjet pa mi dhënë

Albatros Rexhaj ka habitur ndjekësit e deklaratën e tij të fundit, mbi një mik të tij i cili po ashtu, sipas tij, është një personazh televiziv.

I ftuar në 'Shqipëria Live' ai tregoi se personi në fjalë i ka marrë 700 euro hua, por nuk ja ka kthyer më kurrë.

Madje shkrimtari tregoi se kur ai ia ka kërkuar paratë mbrapsht, ai është justifikuar me fjalinë: Ti mi ke dhënë.

‘Edhe kam marrë, edhe më kanë marrë borxh. Një person i njohur i televizionit më ka marrë 700 euro në vitin 2013. Edhe nuk është se nuk ka lekë. Ia kam përmendur nja 2-3 herë dhe më thotë “ti mi ke dhënë”. Ka qenë një situatë e tillë që i duheshin shpejt e shpejt, mi jep, ti jap për 3 ditë ndërsa 3 ditë u bënë 7 vjet’, u shpreh Albatrosi.