Denoncuan Pjerin Ndreun, policët kërcënohen me shkarkim nga detyra

Një denoncim ka ardhur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tre oficerë të policisë kanë shkuar për të zbatuar ligjin pasi një subjekt kishte shkelur orën policore, por janë ofenduar dhe konfliktuar si fillim me pronarin e biznesit dhe më pas me kryebashkiakun Pjerin Ndreu i cili i ka kërcënuar me një fjalor ordiner.

‘Policët kërcënohen të largohen nga puna sepse guxuan të kërkojnë zbatimin e ligjit nga lokali në të cilin Pirini bënte aheng dhe orgji’, shkruan Berisha në Facebook.

Por nuk mbaron këtu skandali, pasi të tre oficerët e policisë janë thirrur nga shefi i tyre dhe janë paralajmëruar me përjashtim nga puna.  

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Ne narkoshtet ligjin e bejne narkopushtetaret.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Policet kercenohen te largohen nga puna sepse guxuan te kerkojne zbatimin e ligjit nga lokali ne te cilin Pirini bente aheng dhe orgji. sb

Persh dr.

Ne mbremjen e dt.24/6/2021 rreth ores 00:30 ne nje resort ne Shengjin 3 oficer te pololise se Shtetit kane shkuar per te marr masa administrative ndaj subjektit ne fjale pasi kishin thyer oren policore dhe prishje qetesie publike nga muzika shume e larte,aty ka dal pronari i subjektit dhe eshte konfliktuar me oficeret e policise duke ju thene qe keni ardhur ne vendin e gabuar,kur nuk ka zgjatur as 2-3 minuta ka dal Pirini partise si duke i  share me nje fjalor ordineresh dhe kanosje me pretendimin se ketu jam une dhe ligjet i bej une dhe i vendos si dua une,prandaj mos ju shoh me ketej verdall,ne keto momente 3 oficeret e policise jane larguar nga aty,por nuk mbaron me kaq,diten e dyte jane thirrur nga shefi tyre duke i paralajmruar me perjashtim nga policia e shtetit sepse kane futur hundet atje ku nuk duhej te shkonin!

Ky eshte shteti i bandave!

Kjo eshte 100% e sigurt!