Roza Lati shpjegon kuptimin e tatuazhit domethënës në trupin e saj

Moderatorja e njohur për publikun Roza Lati, në një diskutim virtual që zhvilloi me ndjekësit e saj foli gjatë rreth tatuazheve që ajo ka.

E apasionuar pas tyre, ajo ka realizuar disa në çdo pjesë të trupit, por më shumë vëmendje ka tërhequr një kalë në këmbën e djathtë.

E pyetur nga fansat se pse ka zgjedhur diçka të tillë ajo tregoi se: “Arsyeja pse e kam bërë është sepse në kulturën vietnameze, koka e kalit është fat. E vogël kam pasur lodra kuaj dhe makina. Babi më ka rritur me filma me kuaj”.

Ndër të tjera ajo tha se kali si figurë ka disa karakteristika: forcë, shpirti i lirë, fuqi dhe fisnikëri.