Finalja’ e parakohshme/ Formacionet zyrtare: Anglia – Gjermania, ja befasia...

Sot në orën 18:00, Anglia do të përballet me Gjermaninë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian.

Anglia do të ketë përballë rivalin klasik, Gjermaninë në ndeshjen e cila zhvillohet në “Wembley”. Në fakt, këto dy Kombëtare sa herë që janë përballur ka pasur gola dhe polemika të shumta. Edhe Thomas Muller theksoi se Gjermania e ka të vështirë ta mbajë portën e paprekur, shkruan SYRI.net.

Anglia dhe Gjermania janë përballur plotë 32 herë, ku secila Kombëtare ka na 13 fitore dhe 6 herë ndeshjet kanë përfunduar në barazim.

Pa dyshim befasia e formacionit vjen nga Joachim Low i cili për herë të parë në "Euro2020" ka aktivizuar si titullar Werner. Një lëvizje e zgjuar e trajnerit gjerman pasi sulmuesi e njeh mirë futbollin anglez për shkak të aktivizimit me Chelsean në Premier League.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford; Ëalker, Stones, Maguire; Trippier, Rice, Phillips, Shaw; Saka, Kane, Sterling

Gjermania: Neuer; Ginter, Hummels, Rüdiger; Kimmich, Goretzka, Kroos, Gosens; Havertz, Müller, Werner.