Greqi/ 605 të infektuar dhe 13 viktima nga Covid

Greqia ka regjistruar 605 raste të reja me Covid-19 dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë shkon tashmë në 421,829.

Nga rastet e konfirmuara sot, tre u identifikuan në pikat hyrëse të vendet, ndërsa nga numri total i të infektuarve, 51.2% janë burra. Sa i përket rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 85 raportohet se janë persona që kanë ardhur ngajashtë vendit, kurse 632 janë raste kontakti.

Numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë shkon në 12,695, prej të cilëve 95.2% kanë pasur sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.