Ishte më i miri në fushë në Francë - Zvicër, Arsen Wenger i thur elozhe Granit Xhakës

Ata që besonin se Zvicra do të eliminonte kampionen e botës, Francën dhe do të shkruanin historinë duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kampionatit Evropian, mund të kenë qenë shumë të paktë, për të mos thënë vetëm tifozët helvetët.

Granit Xhaka dhuroi një nga performancat më të mira në karrierë. Mesfushori udhëhoqi Zvicrën drejt histories, duke e kualifikuar në çerekfinalet e Kampionatit Evropian.

Helvetët mposhtën favoritin kryesor, Francën pas ekzekutimit të penalltive, teksa rezultati pas 120 minutave ishte 3:3.

Pas ndeshjes, ish-trajneri i Xhakës te Arsenali, Arsene Wenger e cilësoi atë si të jashtëzakonshëm

“Ai ishte i jashtëzakonshëm, të gjitha veprimet e tij në fushë, ishin të shkëlqyera. Xhaka ishte ai që mblodhi lojtarët para penalltive” – i tha francezi për “BEIN Sports”.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ishte pikërisht ai që e transferoi Xhakën në Londrën e Veriut nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 për një shumë rreth 35 milionë euro.