Francë/ Numërimi mbrapsht për lamtumirën e Deschamps ka nisur, Zidane mund të bëjë ëndrrën e tij realitet

“Ne duhet të flasim, jam shumë i zhgënjyer. Kur arrini në 3-1 duhet të fitoni ”. Me këto fjalë, Noel Le Graet, presidenti i federatës franceze të futbollit, hapi fjalën e tij në lidhje me të ardhmen e stolit transalpin.

Shumë i rëndë zhgënjimi i marrë me Zvicrën për të mos vënë në pikëpyetje të paktën pozicionin e Didier Deschamps, i lidhur me ekipin kombëtar me një kontratë që skadon në fund të Kupës së Botës “Katar 2022”, në të cilën duhet të përpiqet të mbrojë trofeun e fituar tre vjet më parë.

 A do të jetë Deschamps në Katar? Në Francë nuk ka siguri, përveç se për emrin e kandidatit të mundshëm: në fakt, në rreshtin e parë është Zinedine Zidane.

Pasi i ka dhënë lamtumirën Real Madrid në fund të sezonit, ish-playmaker kurrë nuk e ka fshehur dëshirën për të trajnuar ekipin kombëtar me të cilën fitoi Kupën e Botës në 1998 (dhe Evropën në 2000) si futbollist.

Një ambicie e përforcuar ditët e fundit nga Florentino Perez, president i “Los Blancos” që Zizou i njeh shumë mirë: "Ai ëndërron të drejtojë Francën". Me eliminimin e djeshëm, numërimi mbrapsht ka filluar: disa burime, përfshirë RMC Sports , po pyesin nëse do të jetë vetë Deschamps ai që do bëjë një hap prapa, për ta lënë fushën të lirë, për ish-shokun e tij të shumë betejave.