Rama presion Gjykatës Kushtetuese, miraton lejen për Teatrin e ri

Ndërsa Gjykata Kushtetuese është në pritje për të dhënë një vendim në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar nga Veliaj dhe Rama, ky i fundit ka vendosur të japë lejen për ndërtimin e godinës së re, dhe kullave që do të ngrejë Fusha.

Lejen e ndërtimit e ka dhënë sot Këshilli Kombëtar i Territorit dhe këtë fakt e ka bërë të ditur Veliaj me një postim në Facebook.

Ajo që vihet re në prezantimin e Veliajt, është retushimi që u ka bërë kullave që do të ndërtohen aty nga Fusha.

Gjykata Kushtetuese pak ditë më parë u mblodh për të diskutuar padinë e bërë nga Presidenti dhe Aleanca për Teatrin dhe ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar.

Edhe Aleanca për Teatrin pak ditë më parë i bëri thirrje Kushtetueses për të dhënë një vendim sa më shpejt, pasi qeveria dhe bashkia duan të nisin punimet.