Neuer: Anglia luan në shtëpi? Do jetë motiv më shumë për ne

Portieri gjerman, Manuel Neuer, është besimplotë se skuadra e tij do jetë triumfuese ndaj  anglezëve në “Wembley”.

Neuer në një intervistë për shtyp u shpreh se gjermanët janë mjaft të përgatitur për këtë ndeshje.

Mbështetja e tifozëve, pavarësisht humbjes ndaj Francës në grup, duket se ka motivuar skuadrën gjermane, ndaj ai dhe i gjithë ekipi janë falenderues ndaj tyre.

Sot Anglia dhe Gjermania luajnë për fazën e 1/8-ave të Europianit  dhe Neuer në një intervistë në faqen e UEFA-s u shpreh: “Do të jetë një ndeshje e luftuar ndaj një kundërshtari të fortë si Anglia. Ata luajnë në shtëpi dhe kjo do të jetë një motivim më shumë për ne për të bërë më të mirën. Duam të tregojmë se jemi këtu për të shkuar larg. Europiani është i paparashikueshëm pasi nuk ka skuadra të vogla, mjafton të shohim ndeshjet që janë luajtur deri tani”, tha Neuer, i cili më pas bëri dhe një premtim për tifozët gjermanë.

“Do të japim gjithçka për të bërë të lumtur tifozët të cilët kanë vuajtur në ndeshjen ndaj Hungarisë. Gjermania do të përballet denjësisht, në ‘Wembley’ luajmë për gjithçka”, tha kapiteni i Gjermanisë.