Pushuesit befasohen nga ‘vizita’ e arinjve në plazhin e Kalifornisë

Disa plazhistë në Kaliforni janë befasuar nga 3 vizitorë të veçantë, një arushë me dy këlyshët e saj, të cilët dolën nga pylli për të mposhtur vapën e madhe që ka përfshirë zonën në ditët e fundit.

Pa shqetësuar njerëzit, dy “vogëlushët” dhe mamaja u futën në ujë dhe luajtën për disa minuta.

Pushuesit u shprehën se ndiheshin të frikësuar nga ajo që po ndodhte, por sërish ishte një emocion i veçantë.

 “Ishte emocionuese për të gjithë ne, na u duk sikur ishim në kopshtin zoologjik”, tha për "CNN" Jen Watkins, një prej personave të pranishëm në plazh, që filmoi skenën.

Sidoqoftë, kohët e fundit të tilla raste janë shtuar shumë dhe kjo përbën rrezik pasi shtohet mundësia që jeta e njerëzve të rrezikohet.