Stuhitë në Gjermani fluturojnë çatinë e Operës dhe përmbytin skenën me spekatorët brenda

Rreth 250 persona po ndiqnin një shfaqje në Stuttgart kur stuhia goditi, por nuk shkaktoi viktima.

Stuhitë dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dhjetëra aksidente në pjesët jugore dhe perëndimore të Gjermanisë, ku ndërhyrja e zjarrfikësve është kërkuar qindra herë.

Në Bavari fshatrat u përmbytën dhe rrugët u mbuluan plotësisht me baltë dhe ujë, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Shtutgarti gjithashtu u prek keq, kur pjesë të çatisë dhe disa statuja në Teatrin e Operës së qytetit u hodhën në tokë nga erërat e forta.

"Jam nën çati dhe po lagem shumë," i tha menaxheri i Operës Viktor Schoner, medias dpa të hënën vonë.

Rreth 250 njerëz po ndiqnin një shfaqje kur stuhia goditi, por nuk pati të lënduar.