VIDEO/ Kur trajneri aktual i Anglisë humbte penalltinë ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e ‘Euro 96’

Në ndeshjet e 1/8-ave të Europianit janë vendosur përballë dy skuadrat, rivale të vjetra, Angli-Gjermani.

Kjo ndeshje pritet me shumë interes nga tifozët e të dy vendeve dhe jo vetëm.

Kureshtje të madhe ka pasur dhe ndaj trajnerit anglez, Gareth Southgate, i cili ka një kujtim të hidhur nga e kaluara.

Në Kampionatin Europian të vitit 1996 të zhvilluar në Angli, Southgate ishte pjesë e “Tre Luanëve”, të cilët në gjysmëfinale u ndeshën me gjermanët.

Ishte pikërisht trajneri aktual i Anglisë, në atë kohë qendërmbrojtës, i cili humbi penalltinë e vetme (koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 1-1).

Pas gabimit të tij nga 11-metërshi, Gjermania do të fitonte këtë duel për të kaluar më tej në finale e më pas për të triumfuar pikërisht në “Wembley” ndaj Çekisë (2-1 me gol të artë nga Bierhof).

Këtë herë është mundësia më e mirë që edhe Southgate të shlyejë gabimin, por si trajner i Anglisë.

/ H. T. / Syri.net /