Të gjithë duan Sergio Ramos. Pas PSG dhe Manchester City, një tjetër 'big' synon ish-futbollistin e Realit

Pas 16 vitesh, Sergio Ramos vendosi të largohej nga Real Madrid. Një largim jo dosido pasi bëhet fjalë për një prej lojtarëve më të mirë që ka luajtur për fanellën e Real Madrid.

Por ku do ta vazhdojë karrierën Sergio Ramos? Pas interesimit të PSG-së dhe Manchester City-t, një tjetër klub “big” ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për Bayern Munich që po mendon të marrë në skuadër mbrojtësin spanjoll, raporton “ESPN”.

Deri më tani kaq dihet, të tjerat do merr vesh me kalimin e ditëve.