Nxënësi 8-vjeçar ngjall terror në shkollë, prindërit në protestë: Ka tentuar edhe të mbysë një mësues

Këtë të dielë prindërit kanë protestuar para shkollës fillore Lespinasse në Toulouse, Francë.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e Rektoratit pas veprimeve të përsëritura të një nxënësi që godet dhe ngacmon nxënësit e tjerë, por edhe mësuesit.

Të gjithë e dimë që fëmijëria është një fazë shumë delikate, por nxënësi problematik në shkollën në fjalë është kthyer në një shqetësim të madh duke mbjellë terror tek të vegjlit e tjerë dhe mësuesit.

Ai është shumë larg arritjes së adoleshencës, por ka një sjellje shumë të ç’rregullt dhe nuk po arrin të përshtatet dot me sistemin shkollor.

Sipas dëshmive 8-vjeçari: “Ndjek vajzat e reja në tualet, nuk i lë të kryejnë nevojat, godet mësuesit, hedh çantat e nxënësve nga dritarja, prish orët e mësimit dhe madje njëherë ka tentuar të mbysë një mësues shkolle.”

Prindërit nga nxënësit e shkollës kërkojnë që të gjendet një zgjedhje sa më e shpejtë për të.

Sipas tyre, djali ka nevojë për ndihmë të specializuar dhe ata nuk po kërkojnë dëbimin e tij nga institucioni arsimore, por një kujdes real për nevojat e tj që të integrohet në shoqëri brenda një strukture të adoptueshme.