Kim Jong Un: ‘Dobësimi’i liderit të Koresë së Veriut e i ka thyer zemrën popullit, thotë media shtetërore

Analistët thanë se është e paqartë nëse humbja e peshës së Kim është për shkak të sëmundjes apo nëse ai ka vendosur që ishte koha për ta bërë këtë.

Phenian - Humbja e dukshme e peshës së liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un e cila e ka lënë atë "të duket i dobësuar" thuhet se ia thyer zemrën popullit "shumë".

Media shtetërore e kontrolluar nga pushteti citoi një banor të paidentifikuar të kryeqytetit të vendit Pyongyang i cili tha se imazhet e fundit të Kim i kishin mërzitur njerëzit në të gjithë vendin.

"Pamja e Sekretarit të Përgjithshëm (Kim Jong Un) që duket i dobësuar, ua thyen zemrën njerëzve tanë  shumë," tha burri në një intervistë të transmetuar nga transmetuesi shtetëror KRT.

"Të gjithë po thonë se atyre iu janë mbledhur lotët në sy," shtoi ai.

Një transmetim që tregon një koncert ku morën pjesë z. Kim dhe zyrtarë të Partisë së Punëtorëve të Koresë së tij në pushtet nuk dha ndonjë detaj mbi atë që kishte çuar në humbjen e peshës së liderit.

Kur z. Kim - i cili besohet të jetë në moshën 37 vjeç - u rishfaq në mediat shtetërore në fillim të qershorit pasi nuk u pa në publik për gati një muaj, analistët vunë re humbjen e tij në peshë.

Ata thanë se është e paqartë nëse humbja e tij e peshës është për shkak të sëmundjes apo nëse ai ka vendosur që ishte koha ta bënte këtë.