VIDEO/ Ekspozita 'Care and dare' e nxënësve nga gjithë vendi, kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ekpozita “Care and dare” me 400 punime të nxënësve nga Shqipëria organizuar nga “Tirana Art”ka si qëllim kryesor  ndërgjegjësimin e të rinjëve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Amasadorja hollandeze në Tiranë, Guusije Korthales tha se ka akoma njerëz që duan t’ia dinë për të ardhmen e vendit, ndërsa Ministria e Arsimit Evis Kushi tha se intitucionet duhet të punojnë më shumë lidhur me abuzimet.

Nga SYRI TV.

“A e shikon frikën në sytë e mi?”, “Stop trafikimit të qenieve njerëzore”, “Water a life, don’t take one”, ishin këto mbishkrimet e disa prej punimeve të ekspozitës përmbyllëse të aktivitetit “Care and Dare” të organizuar nga Qendra  “Tirana Art”, me qëllim kryesor ndërgjegjësimin e të rinjve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. E pranishme në aktivitet ishte ambasadorja hollandeze në Tiranë, Guusije Korthales Altes, e cila tha se përmes këtyre punimeve ka akoma njerëz që mendojnë për të ardhmen e vendit.

Ambasadorja Holandeze, Guusije Korthales Altes tha :Nëse arti nuk do të kishte emocione nuk do të ishte art. Ai është mënyra më e mirë për të folur për çështjet delikate. Sot jemi për të folur këto për shtyjen e grave dhe vajzave që përfundojnë viktima të trafikimit. Shpeshherë kur shikoja këto piktura në udhëtimet që kam bërë në Shqipëri ndonjëherë mbetesha pa fjalë. Dëgjoja nga fëmijë, të rinjtë që kishin njohur e që ishin trafikuar. Këto punime tregojnë se ka akoma njerëz që duan t’ia dinë për të ardhmen e këtij vendi."

Pasi vlerësoi pikturat e nxënësve Ministria e Arsimit Evis Kushi tha se institucionet duhet të bëjnë më shumë lidhur me abuzimin e qenieve njerëzore, ndërsa Avokatja e Popullit Erinda Ballanca  në fjalën e saj tha se kjo ekspozitë vjen si mënyrë për të sencibilizuar shumë njerëz .

400 punimet artistike hyjnë në skutat më të thella të dhimbjes, për te ngjyruar plagë shoqërore dhe për të dhënë mesazhe sensibilizuese.