Treshja Rama-Vuçiç-Zaev takohen për Minishengenin, mungon Kurti

Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë një video-konferencë këtë të martë si pjesë e bisedimeve për minshengenin Ballkanik.

Ajo që bie në sy është mungesa e kryeminstrit të Kosovës Albin Kurti  dhe atij të Malit të Zi. Ende nuk dihet nëse  këta dy të fundit e kanë refuzuar këtë takim apo nuk janë ftuar nga treshja Vuçiç-Rama-Zaev.

Disa ditë më parë, Presidenti serb njoftoi se një nga çështjet për diskutim pritet të jenë veprimet e përbashkëta kundër katastrofave natyrore në rajon, ku ata do të marrin një vendim.

Po ashtu do të mundësohet më shumë qarkullimi i mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Një çështje tjetër për diskutim do të jetë edhe sistemi i lejeve të punës. Mendohet që një qytetar që merr leje në territorin e një prej 3 vendeve do të ketë një leje pune të vlefshme për secilën nga vendet e minishengenit.